Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mue më thonë Granit Kosova!
Në rrjetet sociale ka shpërthyer kënga e tifozerisë shqiptare për Granit Xhakën, duke kënduar “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mue më thonë Granit Kosova!”.
Kjo këngë ka bërë bujë në rrjetet sociale, por goli i tij ka trembur edhe serbët, duke mos e parë se si ka përfunduar në rrjetë.
Mediat në Serbi e kanë përjetuar rëndë humbjen ndaj Zvicrës së shqiptarëve.Golat e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, dhe festimi i tyre me shqiponjë, ka bërë që në mediat serbe të cilësohet si provokim ky festim i tyre.
“Xhaka shënoi në minutën e 52-të, dhe provokoi rëndë tifozët tanë”, shkruan mediumi serb Blic.rs“Pasi shënoi gol, vrapoi në mesin e fushës dhe bëri bashkë duart, duke bërë shqiponjën dykrenare”, shkruan më tej Blic-i serb“Ky gjest është një shenjë e popullit që beson në idenë e të ashtuquajturës Shqipëria e Nadhe”.
“Xherdan Shaqiri e bëri të njëjtin veprim, duke sinjalizuar flamurin e të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, përfundon shkrimin Blic.