Morena Taraku viziton fansin e sëmurë, i bën befasi të veçantë për ditëlindje (Foto)

Shpërndaje

Bukuroshja e njohur Morena Taraku u shndërrua në një prej personazheve më të përfolur javën e kaluar në media.

U zbulua se ajo është në lidhje me miliarderin nga Teherani, të quajtur Sasha Sobhani.

Ndërkohë, vet Morena ka preferuar të qëndrojë në heshtje, duke mos dashur të flasë rreth jetës private të saj.

Ajo ndërkohë është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Taraku ka treguar se ka vendosur të befasojë një fans të sajin të sëmurë, i cili është duke u trajtuar për shërim në spital.

Ajo i ka bërë një befasi të veçantë atij me vizitën e saj, duke i dhuruar edhe një tortë me qirinj për ditëlindje.

Për ndjekësit e shumtë që ka në InstaStory, Morena vendosi që ta ndajë me ta këtë moment.

“Urime ditëlindjen Suel, merre veten së shpejti vëlla”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e fotografisë, duke i uruar shërim të shpejtë fansit të saj të dashur./telegrafi/

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Loading...