Ndërhyra për ta qetësuar situatën, Haradinaj sqaron incidentin në Deçan

Shpërndaje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në përplasjen që ka ndodhur para shtatores së Beg Rizajt.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka deklaruar se ka ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe ruajtur figurën e luftëtarit të lirisë.

Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria.

Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllaut të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje.

I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjërë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua.

Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë.

Loading...