Ndërron jetë legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Shpërndaje

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë pas një komplikimi shëndetësor.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarë të legjendës të futbollit të Kosovës.

Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është rënduar gjendja.

Por gjendja e tij ka shkuar duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit.

Stafi i portalit fjala.mk iu shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kurse legjendës së futbollit Fadil Vokrit Zoti e shpërbleftë me Xhennet!

Loading...