Në tryezë opsioni për fillim të negociatave deri në verë të vitit 2019

Shpërndaje

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias, tha se diskutimet në BE po udhëhiqen mes vendeve të cilat dëshirojnë fillim të negociatave me Maqedoninë deri në verën e vitit 2019 dhe ata të cilët dëshirojnë që kjo të jetë edhe më vonë.

“Sot diskutuam për zgjerimin e Bashkimit Evropian, ku ekzistuan dy linja të ndryshme. Nga njëra anë shumica prej 25 vendeve të cilët dëshirojnë dhe pranojnë të fillojnë negociatat deri në verën e vitit 2019 për Maqedoninë e Veriut, IRJM, dhe Shqipërinë dhe nga ana tjetër Danimarka, Franca dhe Holanda, të cilët dëshirojnë ta anulojnë atë. Në mënyrë shumë të qartë sqarova se politika gjeopolitike dhe gjeostrategjike në rajon kërkon ndihmë nga këto vende, e jo anulim. Sqarova se situata e brendshme në këto dy vende, kërkon stabilitet dhe siguri, e jo krijim të problemeve të reja. Në fund, gjendemi në një kompromis që do të parashikojë se mund të fillohet me hapjen e kapitujve deri në verën e 2019, respektivisht diçka që është shumë me rëndësi për neve, me komisonin aktual i cili shumë mirë i din edhe situatën edhe problemet”, tha Koxias në Luksemburg.

Negociatat për Maqedoninë dhe Shqipërinë janë bllokuar, pasi vendet anëtare nuk arritën të arrijnë kompromis në mëngjes, vendosën të kalojnë në negociatat tjera të lidhura me Samitin e ardhshëm, por me mundësi që të kthehen në temën më së voni sot.

Holanda dhe Franca, si dhe Danimarka, me këmbëngulje bllokojnë negociata për Maqedoninë dhe Shqipërisnë para zgjedhjeve për Parlamentin evropian, të cilat duhet të mbahen në verën e vitit 2019, nga druarja që ky vendim të mos shkaktojë rritje të së djathtes ekstreme në vendet e tyre.

Nuk është e qartë se si do të dilet nga mosmarrëveshjet, pasi shumica e vendeve anëtare vlerësojnë se Maqedonia dhe Shqipëria duhet të shpërblehen për përpjekjet reformuese, e posaçërisht Maqedonia për Marrëveshjen me Greqinë.

Nuk përjashtohet asnjë variant në këtë moment: fillim i kushtëzuar i reformave, anulim i vendimit ose fillim i procesit të skriningut gjatë javëve ose muajve të ardhshme, që do t’u mundësonte francezëve t’ia “shesin” këtë vendim opinionit të tyre, i cili nuk është i njohur me finesat e proceseve negocuese në BE, ndërsa kapitujt të fillojnë të hapen më vonë.

Është më se e mundur që ministrat të mos arrijnë marrëveshje për Maqedoninë dhe çështja të transferohet te liderët e BE-së të enjten./mia

Loading...