Nëntë orë udhëtim për të parë ndeshjen, harron biletën në shtëpi

Shpërndaje

Tifozët janë gati të bëjnë gjithçka për të ndjekur skuadrën e tyre në këtë Botëror. Këtë e di mirë një anglez, i cili nuk priste gjë tjetër vetëm që të ndiqte ndeshjen e Grupit G mes Anglisë dhe Panamasë, por nuk priste që gjërat të merrnin një kthesë të papritur.

Daglas Moreton, ky është emri i tifozit nga Bristol, ka bërë një rrugë të gjatë prej nëntë orësh për të ndjekur ndeshjen e Anglisë, por pasi ka mbërritur në Novgorod ka kuptuar se kishte harruar biletën në shtëpi. Historia nuk mbaron këtu, sepse në ndihmë të tij kanë shkuar rrjetet sociale ose më mirë Dan Hovells, kronisti i ITV (televizion britanik), që ka vendosur ta ndihmojë tifozin e pafat.

Gazetari ka shkruar në profilin e tij në “Tëitter”: “Ky është Daglas. Sapo jemi takuar afër stadiumit dhe ka zbuluar se e ka lënë biletën në shtëpinë e tij në Bristol. Nëse dikush mund të na ndihmojë të gjejmë një, më njoftoni”, ka shkruar Hovells. Pas kësaj populli i internetit është vënë menjëherë në lëvizje për të ndihmuar Daglas Moreton, por kur “Sport Options”, një kompani udhëtimesh e specializuar në sport, ka arritur të gjejë biletën, ka qenë tifozi që është zhdukur. Atëherë, gazetari ka shkruar një mesazh të ri, këtë herë për të gjetur Daglas, që nuk kishte as celular. “Kemi një biletë për Daglas, por në fillim duhet ta gjejmë. Nëse e shikoni, i thoni të shkojë te recepsioni i hotelit, sa më shpejt!”.

Loading...