Nis sot Botërori, Rusia çel kompeticionin përballë Arabisë

Shpërndaje

Ditën e sotme, në orën 17:00 do të ngrejë siparin kampionati i 21-të botëror, Rusi 2018. Ndeshja e parë do të luhet mes vendit pritës, Rusisë me Arabinë Saudite.

Por, përpara takimit është parashikuar edhe hapja që me gjasë edhe këtë vit do të jetë plot surpriza.

Mbarë bota do të jetë gjithë sy e veshë përpara ekranit për të ndjekur skuadrën e zemrës.

Favoritë për të fituar kupën e botës janë Brazili, Gjermania, Spanja dhe Franca.

Gjithsesi në futboll asgjë nuk është e parashikueshme.

Tifozët e Italisë dhe Holandës, janë ende në kohë për të zgjedhur të bëjnë tifo për një tjetër skuadër, të paktën në këtë Botëror. /noa.al/

Formacionet e mundshme:

Rusia: Igor Akinfeev; Mario Fernandes, Fedor Kudryashov, Sergey Ignashevich, Yuri Zhirkov; Roman Zobnin, Daler Kuzyaev, Alan Dzagoev, Aleksandr Samedov, Aleksandr Golovin; Fedor Smolov

Arabia Saudite: Abdullah Al-Mayouf; Usamah Husawi, Omar Hosawi, Yasser Al-Shahrani, Mohammed Al-Barik; Abdullah Otif, Salman Al-Faraj, Yahya Al-Shihri, Taisir Al-Jassim, Salem Al Dosari; Fahad Al-Molad

Loading...