Njëzetvjeçarja bën makijazh në taksi, shoferi aksidentohet me një kamion – asaj i ngulet lapsi në sy (Foto, +18)
Të gjitha femrat që në mungesë së kohës së lirë bëjnë makijazh derisa janë në veturë private apo taksi duke shkuar në punë, duhet patjetër ta lënë këtë shprehi e cila për pak sa nuk ia mori jetën një vajze.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku derisa një vajzë 20-vjeçe po udhëtonte me taksi ka lënduar syrin kur shoferi u përplas me një kamion, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e frenimit të fortë dhe përplasjes me kamion, kësaj vajze i është ngulur lapsi me të cilin po bënte makijazh.
Ajo kishte përplasur fytyrën në karrigen e shoferit, me ç’rast lapsi iu ngul në sy dhe ekipet e autoambulancave u detyruan me urgjencë të shfaqen në vendin e ngjarjes për ta shpëtuar nga më e keqja.
“Ajo kishte dhimbje të mëdha dhe nuk mund të fliste, që të na e shpjegonte se çfarë në fakt kishte ndodhur, kishte shumë gjak në veturë”, ka deklaruar një infermiere.