Notari francez do ta kalojë Oqeanin Paqësor
Notari francez Ben Lecomte i cili dëshiron të bëhet njeriu i parë i cili kalon Oqeanin Paqësor me not, maratonën e tij të notimit e nisi nga Japonia, transmeton AA.
Sipas lajmit të BBC-së, 51 vjeçari Lecomte, i cili këtë maratonë të gjatë e nisi nga Japonia, derisa të arrijë në brigjet perëndimore të SHBA-ve për më shumë se 6 muaj do të qëndrojë për 8 orë në ditë në ujë.
Notari Lecomte i cili dëshiron të tërheqë vëmendjen në ndryshimet klimatike, e presin vështirësitë si peshkaqenët, kandilët e detit, stuhitë dhe temperaturat shumë të ulëta të ujit të detit.
Një grup i shkencëtarëve gjatë këtij udhëtimi 9.000 kilometrash do të zhvillojë hulumtime mbi ndikimin e ushtrimeve në zemër si dhe për dëmet ndaj oqeanit të shkaktuara nga mbeturinat plastike dhe nga fatkeqësia bërthamore Fukushima.
Lecomte, i cili jeton në SHBA-të, për të arritur qëllimin e tij ushtron çdo ditë me orë të tëra në ambient të hapur, përgatitet në aspektin psikologjik për këtë udhëtim të gjatë me ushtrime të ndryshme. Ai planifikon që me një dietë strikte të sheqerit të konsumojë 8.000 kalori në ditë për të mbajtur energjinë e tij në nivel të lartë.
Lecomte në vitin 1998 për 73 ditë ka notuar 6.400 kilometra duke e kaluar Atlantikun.