Orët e fundit për çështjen e emrit, Zaev u ikë gazetarëve
Sot skadon afati, 9 qershori, që qarkullon në mediat e Maqedonisë, si datë që u caktua nga SHBA-të për të publikuar vendimin për procesin e zgjidhjes së emrit Maqedoni – Greqi. Por sot, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një ngjarje, dy herë u ka ikur pyetjeve të gazetarëve, njofton Portalb.mk.
Herën e parë ai nuk u ndal fare, duke mos pranuar të japë asnjë deklaratë para mediave.
Herën e dytë, në përfundim të ngjarjes, në dalje të objektit, sigurimi i Zaevit nuk i ka lejuar gazetarët as të afrohen.
Përndryshe, përpjekjet e gazetarëve u bënë, që të merret përgjigje në lidhje me titujt gazetaresk, ku thuhet se ka dështuar procesi i zgjidhjes së emrit Maqedoni – Greqi, për të cilat nga Qeveria e Maqedonisë deklaruan se janë spekulime dhe muk kontribuojnë në zgjidhjen e çështjes.