Orkestra pa dirigjent
Shkruan: DAIM ILJAZI
Zonja,zotërinj,katundarë e qytetarë,
Jemi duke kaluar nëpër do labirinte dhe gjendemi në udhëkryq të polarizimeve të mëdha. Jemi në situatë shumë delikate me shumë të panjohura. Cdo potez i gabuar i kësaj partie shahu mund të na kushtojë me mat pozicion.Prandaj duhet të kemi kujdes edhe ndaj refleksit më të vogël sepse mund ta humbim ekuilibrin.Shumë pak e kemi ndjenjën e pergjegjësisë. Në shtetet euro-perëndimore sidomos te politikanët kjo ndjenjë është mjaf e stërholluar.Për lëshime,gabime për mos realizime të premtimeve jepen dorëheqje të parevokueshme. Ne shpesh herë dëgojmë filan Ministri i filan shtetit evropjan, për 1% alkohol gjatë vozitjes ka dhëne dorëheqje,ose per korupcion te vogël,nepotizem ose për donjë lëshim pse eshte vonuar ne mbledhje të Qeverisë ose në Parlament japin dorëheqje. Poashtu, Ministri gjerman i mbrojtes vetëm pse bashkeshortja e tij e perdori veturën zyrtare gjer te frizeri,ai nesër jep dorëheqje. Pse treni ne japoni ështe vonuar 2 minuta , Ministri i transportit jep dorëheqje.Ky është manifestim I shpirtit demokratik intelektual dhe njerëzor.Tek neve si duket kjo përgjegjësi mungon. Mendojmë se jemi të lidhur për karrige e fotelje dhe për gamime dhe deshtime shumë të medha nuk jepen dorëheqje xhentlmene si në perendim.Bile nëse dikend e sygjeron për gabime e dështime ose të dorëhiqet,menjiherë e ben armik, për atë person ose grup politik bëhesh ,,persona non grata,,Për tu cuditur??Ja ne cfar gjendje jemi katandisur. Prej tri partive politike jemi bere 6,me tendencë që numri të shtohet.Bile tani cdo parti ka fillue me bë edhe nga dy krahë e frakcione.Është perca populli, është përca xhemati.Në këtë rast cdo grup akuzon grupin tjetër për tradhëti.Tani është bërë mode që tradhëtarët e patriotët të promovohen në cajtore dhe kafene,në oda të burrave, duke pir ,,agër caj,, e duke pirë birra Peje apo Shkupi,e duke mos pasur konsideratë për asgjë se në cfar gjendje eshtë katandisur populli.Askund ne botë nuk ndodh që politika të behet ne këso mjedise dhe për fat të keq kjo gjendje na paraqitet me dekasda e shekuj. Këtë gjendje të antivlerave, me së miri e përshkruan Fan Noli ne 5 anarhitë e shqiptarëve.Cpo ngjet sot me ne?? Lesh arapi është bërë cdo send. A ju kujtohet se cfar ka deklaru Ambasadori amerikan ne Tirane se sa i dëshpruar është atje. Po edhe ambasdorja amerikane para dy vitesh tha se Qeveria e Kosoves e ka ,,dhi,,.
Përjetojmë ekstazë në sharje e përgojime,kursë fort pak e shofim mjegullën e rëndë mbi kokë e përditshmëria është shndërua në letargji. Në Delfi të Greqisë, nga epoka antike e gjer më sot qëndron epitafi filozofik i principit të ndividualitetit të mirëfillt human,,Gnoti Sauton,,-Njife vetvehten,,.Pra individi yne duhet të arrijë ne gjendje ,,arete,, të përjton ,,katarzis siritualis,ku do të gërshtoheshin, urtësia, intelektualizmi i vërtetë, bujaria, profesionalizmi,vetëdija, përgjegjesia dhe e mira. Pa këto koncepte nuk mund te flasim për demokraci ose per vlera te mirëfillta.Nëse cdo individ e njef dhe e mat vehten në mënyrë reale,aty lind esenca dhe logjika e individit për të marë pozita serioze në shoqëri ose në të kundërtën hyjme në anarko-liberalizëm. Pra kemi fillu ti ngjajmë një orkestri pa dirigjent me gitara,violina dhe cifteli të pa akorduara.Nëse nuk përmiresohemi,atëhereë mund të arijmë ne një fazë tjetër te primitivizmit anarhik. Është një dukuri e cuditshme tek ne. Kur intelektualët tanë qortohen apo shahen për cështje partiake apo ideologjike,nuk flasin me vite,fabrikojnë trillime e shantazhe primitive,armiqësohen,kurse te popujt perëndimor eshtë krejt ndyshe. Fan Noli I madh në moshen 40 vjecare sëmuret shumë rëndë në Amerikë.Mjekët i sygjerojnë operacion urgjent.Por operacioni kushtonte 80.000 dollar.Ai kishte vetem 5000 dollare dhe filloi te mbledh edhe nga diaspora jonë atje. Por memsi i bëri 9000 dollar.S kisht nga të kërkon edhe 70.000 dollar.Më në fund ju drejtua me letër Mbretit Zog,kundërshtarit politik. Në Tirane ,shume Ministra e keshilltarë te Mbretit Zog e kundërshtuan dhe kategorikisht e refuzuan. Më në fund Mbreti vet vendosi.Do ti dërgojmë këtë shumë te hollash që i kërkon Noli,se edhe Noli është shqiptar,intelektual më i madh se ju disa Minitra të mi,ky i duhet kombit tonë,pa dallim se jemi kundërshar politik e ideologjik. Edhe Faik Bey Konica, duke qenë Ambasador I Shqipërise në Amerike,disa here e ka kritiku qeverisjen e Mretin Zog,por ai nuk e ndëroi nga posti. E ka cmue lartë intelektualizmin,erudicionin e tij mencurine e ketij kolosi të madh që neve gati një shekull e lam në haresë.Pra ështe koha e fundit ta shlyjmë xhelozine ballkanike nga shirti yne dhe ti përparojmë raportet demokratike në mes neve dhe me këso vlera të nisemi për Unionin evropjan.Zoti na ndihmoft e na bekoftë.