Maqedoni

OSMANI: Sundimi i së drejtës, bazë për një shoqëri demokratike

Shpërndaje

Misioni TAIEX-it në Republikën e Maqedonisë

Kapitulli 23 – Gjyqësori  dhe  të  drejtat  themelore

Procedura administrative dhe e drejta administrative

Sot më (11.qershor,) në mjediset e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, takoi ekspertët nga misioni  TAIEX-it (Instrument për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim të Informacionit i Komisionit Europian) për vlerësimin e efikasitetit të sistemit të së drejtës administrative në Republikën e Maqedonisë.. Gjatë takimit që shënon edhe fillimin  zyrtar të punës së këtij misioni morën pjesë edhe Ministrja e Drejtësis , Renata Deskoska dhe Ministri i Shoqëris Informatike dhe Administratës, Damjan Manqevski.

Sundimi i së drejtës është bazë për një shoqëri demokratike dhe bashkëkohore, dhe njëherësh është arritja më e madhe e këtij procesi edhe për qytetarët ‘’theksoi  gjatë takimit zëvendeskryeminsitri Osmani duke nënvizuar se me rëndësi të veqantë për  perparimin e Republikës së Maqedonisë është përmirsimi I sistemit gjyqësor në pjesën e konteksteve administrative në nivel qëndror dhe lokal.

Duke marr parasysh nevojën e një sistemi që funksionin mirë të së drejtës administrative për një gjyqësor të fuqishëm efikas ,ky mision ofron një mundësi te jashtëzakonshme për vlerësimin e sistemit të vendosjes administrative në vend.

Vlerësimet e këtij misioni do të zgjasin 4 ditë pune dhe me pas do të pasoj përgaditja e raportit final me rekomandime që do të jenë pjesë e proceseve reformuese.

Loading...