Rajoni

Padi penale për Haradinaj dhe 17 ministra për rritjen e pagave

Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe 17 zyrtarëve të lartë, zëvendëskryeministra e ministra, të përfshirë në procesin e marrjes së vendimit për rritjen e pagave, në fund të vitit të kaluar, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Haxhiu lidhur me këtë deklaroi për gazetarët se tashmë pas marrjes së pagave nga këta zyrtarë kjo paraqet konflikt interesi dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë mënyrën se si ka ndodhur rritja e pagave.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, vendimi për rritjen e pagave është i papranueshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për Pagat.

Haxhiu ka paralajmëruar edhe mundësinë e kallëzimeve penale edhe ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët e kanë votuar si të pabazuar ankesën e VV-së për rritjen e pagave nga Qeveria.

Loading...