Pamje nga homazhet në Gllogjan për Hilmi Haradinajn

Shpërndaje

Në Kullën e Haradinajve në Gllogjan nga ora 11:00 kanë nisur homazhet para trupit të Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Qytetarë dhe politikanë nga institucionet qendrore dhe lokale po vazhdojnë të përkulen para trupit të Hilmi Haradinajt, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë dje pas mesnate, njofton Klan Kosova.

Homazhet kanë nisur në orën 11:00 dhe do të përfundojnë pas një ore e gjysmë. Nga ora 13:00 do të nisë tubimi komemorativ dhe në orën 14:00 ceremonia e varrimit.

Loading...