Pamje shokuese: Rrëzohet aeroplani në zonë të banueshme të Mumbait

Shpërndaje

Policia indiane ka kumtuar se aeroplani i cili i takonte qeverisë është rrëzuar në qendër të Mumbait, transmetojnë mediet botërore.

Për momentin nuk dihet se sa njerëz kanë qenë në aeroplan, por dihet se gjer tani janë gjetur pesë trupa të pajetë, lajmëron policia lokale.

“Pesë persona kanë vdekur pasi është rrëzuar një aeroplan, duke përfshirë një pilot, tre udhëtarë dhe një kalimtar”, kanë thënë në polici.

Në rrjetet sociale njerëzit postojnë shumë fotografi dhe xhirime nga vendi i ngjarjes. Mbi vendin e aksidentit shihen zjarri dhe tymi i zi.

Loading...