Para ndeshjes Serbi-Zvicër, këtë foto ia publikon Leonita, Granit Xhakës

Shpërndaje

Disa ditë pasi ka nisur një prej ngjarjeve më të mëdha të futbollit në botë, vëmendje nuk kanë marrë vetëm futbollistët por edhe të dashurat e gratë e tyre, shkruan GazetaBlic.E sonte në trojet pritet të mbizotëroj një atmosferë e këndshme dhe tejet euforike meqë do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Serbisë.Vëmendja e shqiptarëve ndaj Kombëtares së Zvicrës ka ardhur pasi që në këtë ekip bëjnë pjesë edhe katër shqiptarë të cilët kanë edhe nënshtetësi zvicerane.

Janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili ata që sonte janë lojtarët favorit të të gjithë shqiptarëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në ora 20:00.E për këtë e entuziazmuar duket të jetë edhe Leonita Lekaj, gruaja e futbollistit Granit Xhaka. Ajo në llogarinë që ka në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një imazh të tij me ç’rast ka treguar se sot është dita e lojës.

Siç duket bukuroshja po lutet që burri i saj të tregojë më të mirën e tij, përderisa ka shtuar dy emotikona, njëra prej tyre me zemër të kuqe si simbol i dashurisë që ka ndaj tij.Kujtojmë që sonte në ora 20:00 pritet të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Zvicrës dhe Kombëtares së Serbisë. Mediat në shtetin serb tashmë kanë nisur të bëjnë zhurmë të madhe dhe më shumë po e konsiderojnë si lojë kundër shqiptarëve sesa lojë kundër Kombëtares së Zvicrës.Ajo që më së shumti i ka “djegë” atyre është se Xherdan Shaqiri gjatë lojës do të mbajë në këpucë edhe flamurin e Republikës së Kosovës.

Loading...