Takohen miqt e vjetër: Kryeministri Haradinaj pret kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi

Shpërndaje

Sot në selin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri, Ramush Haradinaj takoi kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Në faqen zyrtare të kryeministrit Haradinaj qëndron edhe njoftimi zyrtar lidhur me këtë takim, transmeton Gazeta Lajm. “Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me mikun tim dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Maqedonisë, Menduh Thaçi, për prioritetet strategjike dhe fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në rajon.

Është inkurajues për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor zgjidhja e shpejt e kontestit rreth emrit të shtetit të Maqedonisë dhe rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Përfshirja e shqiptarëve të Maqedonisë në vendimmarrjen shtetërore dhe roli aktiv i tyre në jetën politike dhe ekonomike të këtij vendi është në favor të të ardhmes prosperuese të të gjithë shqiptarëve”, ka njoftuar kabineti i Haradinajt pas takimit me kryetarin e PDSH-së.

Loading...