Personi me flamurin e Rusisë në protestë në Shkup është lider partie. Ja kush është
Policia arriti të shpërndajë protestuesit e dhunshëm maqedonas që sonte u mblodhën para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për të protestuar ndaj marrëveshjes në Prespë.
Para Parlamentit kishte rreth 2.000 protestues mes tyre kishte edhe persona me maska.
Ajo që u vu re nga protestuesit e dhunshëm ishte se ato janë pro Rusisë dhe kundër BE e kundër NATO-së, dhe këtë e dëshmon pamjet nga protesta para Kuvendit.
Lideri i “Maqedonisë së vetme”, Jançe Vançev me flamurin e Rusisë ka hipur mbi automjetin e policisë dhe ka valëvitur flamurin rus. Emri i partisë dhe simbolet ngjasojnë me partinë “Rusia e Vetme” e Vlladimir Putin. Baçev po ashtu në disa raste ka apeluar për Aleancë me Rusinë dhe se kjo është edhe platforma e tij politike.
Loading...