Policia e Kumanovës zbulon një “agjent” me diplomë falso, ja kush është!
Policia ka ngritur padi penale kundër disa personave nga një fakultet për shkak se i kanë mundësuar 33 vjeçarit me iniciale M.B. nga Kumanova të diplomojë në mënyrë ilegale, respektivisht pa i dhënë realisht provimet.
Padi penale është ngritur edhe kundër tij, sepse me diplomën e falsifikuar është punësuar dhe është avancuar në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim (DSK), transmeton Gazeta Lajm.
“SPB e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër M.B. (33), drejtorit gjeneral të Institutit ndërkombëtar të sllavistikës ‘Gavrillo Romanoviç Derzhavin’ nga Sveti Nikolla B.S. (36), ndaj rektorit të Institutit D.N. (71) nga Probishtipi, kundër Institutit si person juridik dhe kundër V.M.N (59), e punësuar në Inspektoratin shtetëror të arsimit si këshilltare-inspektore shtetërore e arsimit”, njoftoi policia.
(Vijon)