Presidenti Ivanov pas konferencës për shtyp, ik me vrap nga gazetarët (Video)
Presidenti Ivanov në konferencën e sotme para gazetarëve për marrëveshjen me Greqinë për emrin tha: Une nuk e përkrahi dhe as nuk frigohem nga askush dhe nuk do ta nënshkruaj një marrëveshje të tillë.
Gjithashtu Presidenti Gjorge Ivanov njoftoi se nuk do ta mbështesë dhe nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen me Greqinë për emrin. Ai shtoi se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e keqe për vendin dhe historinë 73 vjeçare. Presidenti tha se procesi i negociatave ka qenë jo-transparent kurse Qeveria nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët tjerë në vend.
“Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov.
Si përfundim ai i bëri thirrje gjithë popullit maqedonas, kudo që ndodhet të mos frikohen sepse ai nuk do të bie pre e asnjë kërcënimi apo shtypje që të tërhiqet nga qëndrimi i tij.
Pas përfundimit të tekstin që e kishte të shkruar, Ivanov iku me vrap dhe nuk la hapsirë për pyetje nga gazetarët e pranishëm./fjala.mk