Protesta e mbrëmshme në Shkup, arrestohen nëntë persona

Shpërndaje

Të paktën 9 persona kanë përfunduar në pranga gjatë protestave të mbrëmshme në Shkup. Sipas policisë personat në fjalë kanë qenë të maskuar dhe kanë hedhur gurës drejt policisë, transmeton Alsat M.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kundër personave të arrestuar do të pasojnë masat adekuate.

“Gjatë protestave dje në Shkup, para ndërtesës së Kuvendit në orën 21:40 disa persona të maskuar kanë filluar me hedhjen e gurëve drejt kordonit të policisë, ndërsa më pas janë larguar drejt “Zhena Park”. Pas marrjes së masave për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike janë arrestuar nëntë persona, tek të cilët janë gjetur mjete piroteknike dhe mjete tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Loading...