MaqedoniTop Lajme

PSP prezanton dëshmi materiale në gjykimin për “Tenderë”

Shpërndaje

Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Tenderë” në të cilën e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska për tenderin për realizimin e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës  së Maqedonisë  për Shtetësi dhe Pavarësi nga projekti “Shkupi 2014” filloi me nxjerrjen e fakteve nga ana e prokurorëve të PSP-së.

Prokurori nga PSP, Stevço Donev filloi t’i prezantojë dëshmitë materiale me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve.

Në prezantimin e dëshmive materiale vërejtje kishin avokatët, sepse sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë selektive.

Gjykatësi Osman Shabani tha se mbrojtjes i ka lejuar të prezantohen dëshmitë, edhe pse nuk ka obligim ligjor që ta bëjë këtë, por e ka bërë për të mirën e të akuzuarve.

Ai i paralajmëroi se nëse vazhdojnë të reagojnë do ta ndërpresë debatin dhe do të caktojë seancë të re me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Prokurori Donev avokatët i porositi që reagimin e tillë ta ruajnë për fjalët përfundimtare dhe se këto janë dëshmitë e tij   dhe se do të prezantojë atë që mendon se duhet, ndërsa jo si dëshirojnë avokatët e të akuzuarve.

Seanca ishte ndërprerë për pak kohë që të konsultohet këshilli gjyqësor, pas çka gjykatësi Shabani tha se ka sjellë vendim për shkak të mospajtimeve të palëve për prezantim të materialit të dëshmive, PSP të vazhdojë me lexim të dëshmive materiale pa prezantim me video.

Në rastin janë të akuzuar edhe dy anëtarë të Komisionit për furnizime publike.

Sipas aktakuzës një pjesë e punëve ndërtimore në Muzeun janë realizuar në interes të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të shpallet konkursi për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançeska – Milevska nëpërmjet bisedave me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka imponuar që të vazhdohet me punën e Muzeut, ku janë realizuar punë ndërtimore me marrëveshje të nënshkruar më herët për furnizim publik.

Loading...