Pushtoi Tiranën me 250 mije fansa, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për Rita Orën

Shpërndaje

Ajo ka qenë e angazhuar të argëtojë fansat e saj këtë verë me shfaqje të shumta në koncerte. Dhe tani 27 vjeçarja Rita Ora, udhëtoi të dielën në Shqipëri’. Kështu e nis artikullin prestigjozja britanike Daily Mail lidhur me performimin e Rira Orës në Tiranë.

Ylli britaniko-kosovar ishte veshur me të verdhë dhe theksoi linjat e saj në performimin emocionues në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Veshja e ndërlikuar theksonte barkun e saj dhe këmbët e holla, ku pushtoi skenën me lëvizjet e saj të kërcimit.

Ajo është në lidhje me këngëtarin Andrew Watt, ndërsa ka deklaruar se ka pasur përvoja romantike edhe me vajzat.

Madje, këngëtarja pas publikimit të këngës së fundit “Girls” ka treguar se është biseksuale, edhe pse e dinte që do kritikohej, shkruan Daily Mail, transmeton newsbomb.al.

Loading...