Ratifikimi i marrëveshjes, Greqia duhet të njoftojë BE-në dhe NATO-n

Shpërndaje

Greqia duhet të njoftojë Këshillin Evropian se nuk do të bllokojë intergrimin e mëtutjeshëm të vendit në Bashkimin Evropian, pasi Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për emrin. Kurse Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka dërguar letër MPJ-së greke, ku e njofton se marrëveshja është ratifikuar edhe në Kuvend. Sipas marrëveshjes, Greqia pas ratifikimit në Kuvendin e Maqedonisë ka për detyrë të njoftoj kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk se mbështet fillimin e anëtarësimit të vendit në BE dhe të njoftojë sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg se përkrah ftesën për në Aleancë. Ndërkohë, partia opozitare greke, Demokracia e Re, duke komentuar deklaratën e liderit të Grekëve të Pavarur nëpërmjet një komunikate ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin grek.

Loading...