Rekord i ri botëror për gjuajtjen më të gjatë të topit (Video)

Shpërndaje

Braziliani Edersom de Moraes ka arritur t’i siguroj një titull në Librin e Rekordeve botërore. Sfida e golashënuesit ishte të hyjë në Librin Gunnies për gjuajtjen më të gjatë të topit. Rekordi paraprak i këtij titulli ishte 75 metra ndërsa Moraes kishte vetëm tre mundësi për ta thyer këtë rekord. 24 vjeçari në mundësinë e tretë ia doli ta mposht rekordin aktual.

“Pra kjo ishte një përpjekje zyrtare për të hyrë në librin e rekordeve botërore. Siç e dini rekordi aktual për gjuajtjen më të gjatë është 75 metra dhe në përpjekjen tënd të tretë ti në total arrite distancën prej 75. 35 metra”,  tha Adam Broun, zyrtar i Guinness Records.

Rekordet Guinnes parashikonin disa kritere për vendosjen e këtij titulli si shpejtësia e erës, pozicioni i gjuajtjes dhe vija përcaktuese e gjuajtjes. Arritja e Ederson është rekordi fundit i vendosur në sezonin e futbollit për klubin e tij, Mançester Siti.

Loading...