Rita surprizon shqiptarët, vallëzon ‘Shotën’ bashkë me balerinët (Video)

Shpërndaje

Koncerti i Rita Orës në Tiranë është ngjarja më e përfolur që prej dje.
Rita ka dhuruar spektakël të vërtetë në sheshin “Skënderbej”, ku këndoi disa prej hiteve të saj, shkruan lajmi.net.

Filloi me “Your Song” dhe vazhdoi me projektet tjera të saj, madje kishte përgatitur edhe befasi për gjithë të pranishmit.

Ajo bashkë me ekipin vallëzuan me vallen e Rugovës, të kombinuar me një prej këngëve të Ritës.

Videoja me atë pjesë të perfomancës së saj, ka bërë xhiron e medieve dhe rrjeteve sociale në Kosovë e Shqipëri, ndërsa së fundi e publikoi edhe Rita.

Përmes sa, Rita ka shfrytëzuar rastin t’i paralajmëroi italianët se sonte do e ‘ndezë’ atmosferën në koncertit qëdo ta mbajë në Itali.

“Verona shihemi sonte!!!”, ka shkruar Rita mbi videon në të cilën shihet duke vallëzuar për mrekulli. /Lajmi.net/

Verona see you tonight!!!

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Loading...