Rrahje si në kohën e Gruevskit në Hasanbeg të Shkupit

Shpërndaje

Një grup djelmoshash mbrëmë është sulmuar nga një grup më i madh dhunuesish në vendpritjen e autobusëve në Hasanbeg, pasi që në pyetjen “Cka je ti, shqiptar ose maqedonas”, janë përgjigjur sinqerisht, raportuan mediet maqedonase.

Ata e kanë pritur autobusin nr.65 që të arrije në stacion për t`u kthyer në shtëpi pas një ndeshje në basketboll, transmeton Almakos.

Deri te rrahja ka ardhur pasi që njëri prej dhunuesve, e ka pyetur njërin prej djemve se çka është me nacionalitet. Pasi që djaloshi është përgjigjur se është maqedonas, dhunuesit e kanë sulmuar, pas së cilës është shkaktuar një rrahje e përgjithshme.

Një pjesë prej djemve që e kanë pritur autobusin janë paraqitur te miqtë dhe prindërit e tyre. Të njëjtën e ka bërë edhe grupi i dhunuesve, pas së cilës situata ka marr përmasa më të këqija.

Tensioni ka zgjatur thuajse një orë para se të arrije policia, e cila ende është duke kryer kontroll dhe duke biseduar me anëtarët e përfshirë në rrahje.

Informacione më të detajizuara ende nuk ka.

Loading...