Së shpejti shtabi për organizimin e referendumit në Maqedoni
Me qëllim të realizimit me sukses të referendumit për ndryshimin e emrit kushtetues që do t’i hapte vendit rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, partitë në Qeveri janë duke menduar për formimin e një shtabi euro atlantik. Ky shtab do të ketë për detyrë udhëheqjen e një fushate positive ku të gjitha partitë në Qeveri, partitë shqiptare opozitare, organizatat joqeveritare dhe individ të tjerë do të kyçen bashkë në organizimin e një fushate positive për të votuar pro referendumit. Kjo ide mbrëmë që flitet ditëve të fundit është pritur pozitivisht nga shumë palë të përfshira në këtë proces. I ftuar në emisionin “VOX” deputeti i Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, tha se një ide të tillë për herë të parë ka dhënë kryetari i kësaj partie Afrim Gashi.
“Duke pasur parasysh peshën e ktij momenti historik ku përcaktohet fati apo ardhmëria e shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë, këtë propozim si ide e dha kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i cili kishte për qëllim që të bëhet një fushatë e përbashkët e gjitha subjketeve të cilët do të senzibilizojnë opinionin dhe do të animojnë që ky referendum të jet i suksesshëm për shkak se nga suksesi i këtij referendumit do të varet ardhmëria e shtetit dhe e gjithë qytetarëve. Nëse duam të çlirohemi nga ky izolim, nga ky shtet i dobët i cili prodhoi vetëm vuajtje dhe varfëri dhe padrejtësi për qytetarët e tij, atëherë patjetër që ne të angazhohemi seriozisht, gjithë aktorët politik”, deklaroi Memedi.
“Konkretisht dhe zyrtarish ende nuk është bërë një gjë e tillë, nuk e kemi diskutuar në organiet e partisë, mirëpo është ide që duhet mirëpritur. Thamë synimin e kemi të përbashkët, synimi është i njejtë, qëllimi është i njejtë dhe është e natyrshme që të funksionojmë si një trup. Nuk duhet ndoshta secili veç e veç ta bëjë atë punë edhe pse edhe nëse bëhet veç e veç, të gjithë të njejtën gjë do e flasim dhe të gjithë të njejtën gjë do e kërkojmë nga qytetarët që. të na japin mbështetje për të kaluar kjo marrëveshje dhe anëtarësimi jonë në NATO dhe BE të marrë vizë nga qytetarët. Kështu që për mua është çështje teknike se a do funksionojmë si një shtab apo secili do ket shtabin e vetë, mirëpo do të jetë e natyrshme edhe një herë them që të funksionojmë si një trup, të gjithë bashkërisht të paraqitemi para qytetarëve për t’u treguar se jemi unik dhe të gjithë bashkërisht e duam këtë gjë për qytetarët dhe për të mirën e tyre”, tha Zekiri.
Këto komente u bënë në emisionin “VOX” që do të transmetohet sonte në ora 21:00 në televizionin Shenja. Dy deputetët e ftuar janë shprehur optimist se marrëveshja me Greqinë, marrja e ftesës për anëtarësim në NATO dhe ndarja e datës për bisedime me BE-në do të sjellin rrezultate positive për Maqedoninë dhe qytetarët e saj, me theks të veçantë në aspektin ekonomik dhe social./Shenja