Serbi – Zvicër, rezultati dhe statistikat pas pjesës së parë
Zvicra e shqiptarëve nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen kundër Serbisë, duke pranuar gol që në minutën e pestë. Ishte Aleksandar Mitrovic ai që befasoi duke shënuar për 1-0, që doli të jetë goli i vetëm pas 45 minutave të pjesës së parë.
Pas golit të pranuar, Zvicra, në formacion me shqiptarët: Shaqirin, Xhakën, Behramin e Xhemailin, filluan të luajnë më mirë.
Pas disa aksioneve të bukura, Zvicra krijoi disa raste të mira shënimi, por Blerim Xhemaili i shpërdoroi ato, duket se nuk është kjo nata e tij, shkruan Insporti.
Më poshtë keni statistikat: posedimin (dominim total nga Zvicra), goditjet dhe gjitha statistikat tjera pas 45 minutave të pjesës së parë.
Loading...