Serbia në zi, Brazili me gjysmë forcë e eliminon nga Botërori (VIDEO)

Shpërndaje

Serbia do ti paketojë valixhet dhe do të kthehet në shtëpi pas këtij Botërori

Brazilianët nuk e kanë pasur aspak vështirësi me Serbinë, të cilën e kanë mposhtur më rezultat 0-2 Serbinë.

Brazili që në pjesën e parë u tregua i rrezikshëm ku vazhdimisht sulmonin serbët.

Por, goli i epërsisë erdhi tek në minutën e 35’të kur Paulinho shërbehet nga një super pasim i Neymar e që e shndërron në gol.

Pjesa e parë përfundojë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Serbia tentoi disa herë të shënojë dhe luajti më mirë, por pas minutës se 60’të Brazili përsëri mori lojën në dorë.

Pas një ndërprerje ishte përsëri Neymar që asistoi, pasi që Silva shënoi me gol në minutën e 68’të.

Pas pranimit të golit të dytë, Brazili vazhdonte të kontrollonte ndeshjen derisa ajo përfundojë më këtë rezultat.

Me këtë fitore Brazili fiton grupin E, duke kryesuar i pari. Brazilianët kanë punë me meksikanët në fazën tjetër të Botërorit. 

Loading...