Server: Marrëveshja Maqedoni-Greqi hap i madh për gjithë Ballkanin

Shpërndaje

Analisti i njohur politik, Daniel Server vlerëson se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk është vetëm hap i madh përpara për të dyja vendet, por edhe për gjithë Ballkanin.

Server tha se nëse marrëveshja kalon edhe në dy parlamentet dhe në referendumin në Maqedoni “kjo do ta përmirësojë stabilitetin dhe do ta bëjë rajonin më atraktiv për investitotrët e huaj”.

“Mbetën edhe dy çështje të rëndësishme lidhur me luftën dhe paqen e Ballkanit, ajo është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe përpjekjet që të krijohet shtet funksional në Bosnje”, theksoi Server.

Daniel Server është profesor në universitetin ”Xhon Hopkins” në Uashington.

Ai është ish-përfaqësuesi amerikan në Bosnje në rolin e ndërmjetësuesit ndërmjet kroatëve dhe boshnjakëve në bisedimet për Marrëveshjen Paqësore të Dejtonit.

Loading...