Shaqiri flet pas ndeshjes: Kemi treguar moral të madh, nuk është diçka e re që presin nga unë ta vendosi ndeshjen

Shpërndaje

Xherdan Shaqiri i gjunjëzoi serbët duke i dhuruar fitoren me rikthim fantastik Zvicrës 2-1.

E mori një top në gjysmën e fushës dhe i vetëm shkoi deri në gol për ta dërguar topin në rrjetë, për t’i gjunjëzuar si gjithmonë ata.

Pas ndeshjes me shumë emocione Xherdani foli për televizionin publik zviceran SRF.

Shaqiri tha se treguan moral të madh dhe se e merituan fitoren.

Xherdani e Valoni, së bashku festojnë gjunjëzimin e serbëve (Getty Images)

“Ne kemi treguar moral të madh në këtë takim dhe e kemi merituar fitoren”, u shpreh Shaqiri.

Xherdani ka thënë se nuk ka qenë diçka e re për të që të prisnin nga ai të vendoste ndeshjen.

“Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen. Unë jam këtu për ndeshje të mëdha”, vazhdoi Shaqiri.

“Luajtëm si ekip, jam shumë i lumtur që me një gol timin i jap tri pikët skuadrës”, tha Shaqiri.


(Getty Images)

Në fund gjilanasi foli edhe për fishkëllimat që i dhanë tifozët serbë.

“Ishte e pabesueshme ato që dëgjuam. Por ne dëshironim të bënim vetëm punën tonë dhe atë e bëmë. Nuk ishte për politikën, por për futbollin”, përfundoi Shaqiri. /Telegrafi/

Loading...