Maqedoni

Shkatërruan materialin zgjedhor, Ejup Alimi dhe Ismet Guri i BDI-së sot para trupit gjykues për lëndën “Titanik 3”

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seancat për lëndët e PSP-së “Titanik 3” dhe “Dhunë në Komunën e Qendrës”.

Në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Halimi dhe Ismet Guri, sepse si anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Çair e kanë “shkatërruar materialin zgjedhor”.

Sipas PSP-së, dy të akuzuarit me veprimet e tyre kanë ndikuar direkt ndaj rezultatit zgjedhor dhe se kanë pasur instikt kriminel ta falsifikojnë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të Çairit me qëllim që të realizojnë fuqi politike.

Avokatët e Alimit dhe Gurit para Gjykatës thanë se me më shumë dëshmi gjatë procedurës do të dëshmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtorë, si dhe se në momentin kontestues të akuzës nuk kanë pasur ndonjë funksion me çka do të ndikonin të bëhet vepër penale për të cilën i akuzon PSP-ja.

Seanca e fundit për lëndën “Titanik 3” ishte anuluar për shkak të pranisë së obligueshme të deputetit Ejup Halimi në seancën kuvendore.

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seanca edhe për “Dhunën në Komunën e Qendrës”. Të akuzuar në këtë rast janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangelova dhe nëntë persona të tjerë.

Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, sërish, udhëhiqet procedurë e veçantë.

Të akuzuarit në lëndën “Dhunë në Komunën e Qendrës” fajësohen për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Loading...