Shkëndija në Slloveni për fazën kryesore të përgatitjeve

Shpërndaje

Stafi tekniki KF Shkëndija ka përmbyllur ciklin e parë të planprogramit përgatitorë në Tetovë, ndërsa nga e mërkura ekipi është transferuar në Slloveni ku deri më 2 korrik do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve para eliminatoreve të Ligës së Kampionëve. Tanimë në dijeni të emrit të rivalit (The New Saints nga Uellsi) për xhiron e parë të Ligës së Kampionëve , të gjithë në kampin kuqezi me entuziazëm presin fazën kryesore ku kërkohet nivel sa më i mirë i përgatitjes fizike dhe tekniko-taktike. Planprogrami përgatitor në Slloveni përveç seancave të kombinuara stërvitore parasheh zhvillimin e tre ndeshjeve kontrolluese. Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin në Slloveni ka marrë gjithsej 27-të futbollistë, duke përfshirë në listë edhe disa lojtarë premtues nga ekipi i shpresave. Shkëndija në Slloveni do të qëndrojë deri më 2 korrik, kur parashihet kthimi në Tetovë ku do të pritet ndeshja e parë me The New Saints.

Loading...