Shqipëri – Ukrainë, formacionet zyrtare: Panucci bënë ndryshime të mëdha

Shpërndaje

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Ukrainën në një ndeshje tjetër miqësore.

Ndeshja mes dy Kombëtareve evropiane do të zhvillohet në një stadium modest në Evian të Francës.

Pas humbjes së thellë 3-0 nga Kosova, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka bërë ndryshime në formacion.

Kuqezinjtë do të luajnë me formacionin 4-1-4-1, ku si titullar rikthehet pas një kohe të gjatë Ermir Lenjani.

Nga minuta e parë do të nisë edhe Mërgim Mavraj dhe Rey Manaj që ndaj kosovës ishin në bankë.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoj, Ramadani, Manaj.

Ukraina: Pyatov, Karavaev, Kryvtysov, Burda, Matviyenko, Kovalenko, Stepanenko, Zinchenko, Konoplyanka, Yarmolenko, Seleznev.

Loading...