Maqedoni

Shqipëria duhet ti vendos veto Shkupit për në NATO, ja kush e thotë?

Shpërndaje

Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për kontekstin e emrit, i hap kësaj të fundit rrugën për tu bërë anëtare e NATO-s.

Por, analisti Faik Krasniqi, thotë se Shqipëria si shtet anëtar në këtë organizatë ushtarake, duhet të përdor veton ndaj Maqedonisë, nëse ajo nuk e zbaton Marrëveshjen e Ohrit.

“Konsideroj se do të duhej edhe Shqipëria që është pjesë e NATO-së ta kërcënonte me veto Maqedoninë, deri atëherë kur shqiptarët e Maqedonisë do t’i gëzonin të drejtat e plota në bazë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo do të ishte ndihma më e madhe që do të mund t’i bënte shqiptarëve të Maqedonisë, në mënyrë që krahas sllavomaqedonasve edhe ata të ishin komb shtetformues në shtetin e Maqedonisë. Përndryshe, shqiptarët gjithmonë do të ngelin qytetarë dytësorë në shtetin e tyre, edhe pse përbëjnë mbi 40% të popullatës në Maqedoni!”, thotë Krasniqi për Bota sot.

Loading...