Shqiponjat e Zvicrës nuk kanë të ndalur, kualifikohen në 1/8 e finales (VIDEO)

Shpërndaje

Zvicra e Xherdan Shaqirit, Valon Behramit, Granit Xhakës dhe Blerim Xhemajlit është në 1/8 e finales edhe pse barazoi sonte kundër Kosta Rikës më rezultat 2-2

Zvicra është në 1/8  e finales!

Barazimi i sotëm me Kosta Rikën ka dërguar shqiptarët e Zvicrës përsëri në 1/8 e finales derisa zviceranët do të kenë punë me suedezët në këtë fazë të Botërorit.

Kostarikanët e filluan shumë më mirë këtë ndeshje duke bërë presion dhe goditur shtyllën e Sommer disa herë.

Por, ishte Zvicra që kishte shënuar përsëri gol në minutën e 31, ku Blerim Xhemajli shënoi gol.

Në pjesën e dytë Kosta Rika prapë filloi furishëm dhe arriti të shënoi në minutën e 55 pas një ndërprerje. Shënoi Watson.

Deri në minutat e fundit ndeshja ishte e qetë por në fund u shënuan edhe dy gola.

Fillimisht shënoi Drmic në minutën e 88’të, por Kosta Rika fitoi një penallti në minutat shtesë ku portieri Sommer shënoi autogol pas kthimit të topit nga shtylla.

Me këtë barazim Zvicra kalon në 1/8 e finales më 5 pikë, ku do të përballet me Suedinë, një test i rëndë ky për zvicrën por që edhe kualifikimi në çerekfinale nuk është i pamundshëm.

Loading...