Shqiptari dhe serbi fqinjë në Zvicër, befasojnë me veprimet në banesat e tyre

Shpërndaje

Ndeshja e fituar nga Zvicra ndaj Serbisë me golat e dy yjeve nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ka venë në pah edhe njëherë urrejtjen që serbët e rusët kanë ndaj shqiptarëve.

Festimi i golave nga Xhaka dhe Shaqiri ka tërbuar serbët anë e mbanë botës. E një veprim interesant është kapur në Zvicër, saktësisht në qytetin Bulach.

Në ballkonet e dy banesave shihen 4 flamuj të ndryshe.

Një shqiptar dhe një serb, që nga foto si duket u kanë qëlluar banesat afër, kanë vendosur në ballkonet e tyre flamujt të ndryshëm.

Përderisa në ballkonin e shqiptarit shihet flamuri zviceran dhe flamuri i “Shqipërisë natyrale” së bashku me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, në ballkonin e serbit shihet se si ai ka vendosur flamurin serb dhe atë rus, duke konfirmuar vëllazërinë serbo-ruse.

Kujtojmë, se Zvicra pasi mposhti Serbinë me rezultat 2 me 1, mbrëmë luajti baras me Kosa Rikën 2 me 2, duke u kualifikuar në faqen tjetër të kampionatit botëror. Së bashku me Zvicrën, nga ky grup është kualifikuar edhe Brazili, ndërsa është eliminuar Kosta Rika, kurse serbët kanë mbetur me “gishta në gojë”.

Loading...