Shqiptari masakrohet me thikë në mes të Athinës

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Peristeri” të Athinës.

Një 26-vjeçar shqiptar është gjetur sot i mbuluar nga gjaku në Rrugën Acarnania. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë pas disa minutash.

Dyshohet se shqiptari, emri i të cilit nuk dihet, është masakruar me thikë. Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes, por Prokuroria helene po heton në të shkuarën e shqiptarit të ndjerë, dhe nuk përjashtohet mundësia e larjes së hesapeve.

Loading...