Shqiptarja në Itali ka tentuar të shesë foshnjën e saj për 70 mijë euro avokatit homoseksual
Një 31 vjeçare shqiptare në Itali ka tentuar të shesë foshnjën e saj për 70 mijë euro.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pavias në Itali. Pasi kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj, shqiptarja u martua përkohësisht me një avokat italian homoseksual. Mësohet se ky i fundit do ta birësonte pas lindjes foshnjen e saj.
Plani i shqiptares është dekonspiruar nga policia, e cila nisi hetimet pas transfertave të dyshimta nga llogaria e avokatit tek ajo e gruas. Për të qënë e bindur, policia italiane vendosi të bënte edhe një test ADN-je, ku u zbulua se fëmija i përkiste të dashurit të shqiptares. Në bazë të këtyre provave, shqiptarja u dënua nga gjykata me 1 vit e 4 muaj burg.
Loading...