Sot pas namazit të ikindis varroset shqiptari nga Bozofca që humbi jetën në Afrikë!

Shpërndaje

Sot pas namazit të ikindis bëhet varrimi i punëtorit shqiptarë nga fshati Bozofcë E.I që ngeli i vrarë para tri ditëve në Afrikë pas një sulmi terrorist.
Me aeroplan personal kompania “Ecolog” ku punonte i ndjeri, ka sjellur kufomën në sot ënë mëngjes në aeroportin e Shkupit dhe para 1 ore ka arritur tek familjarët.
Varimi do të bëhet në varezat e qytetit në Tetovë.

I ndjeri u vra me armë zjarri gjatë grabitjes së makinës së tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte (8 Qershor) në Mali, shtet në Afrikën Perëndimore. Shqiptari i vrarë ishte punonjës i kompanisë “Ecolog”, nënkontraktor i Misionit të OKB-së në këtë shtet.

Sipas mediave, gjatë tentativës për të grabitur makinën ku mbeti i vdekur shqiptari, u plagosën edhe dy kolegët e tij, një kosovar dhe një shqiptarë nga Maqedonia.

Loading...