Sot shpallet vendimi për sulmuesit e Selës

Shpërndaje

Në Gjykatën penale sot do të shpallet vendimi për dy të akuzuarit për dhunë dhe sulm ndaj deputetit Zijadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar. Ndërkaq, të akuzuarit Cejo Gjorgjievski dhe Stojan Pavllovski tani më e pranuan fajin për dhunën në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar.

“E pranoj fajin, sipas videos nuk mund të them se jam i pafajshëm. Kjo ka ndodhur për shkak nervozes dhe agresivitetit…”, tha Pavllevski në seancën gjyqësore.

Për dy të akuzuar vepra” tentativë për vrasje” u rikualifikua në “dhunë”. Ato të gjykohen në procedurë të veçuar nga shtatë të akuzuarit tjerë që ndiqen për tentativvë vrasje ndaj Ziadin Selës.

Loading...