Stilistja me famë botërore gjendet e vdekur brenda apartamentit të saj në Manhattan

Shpërndaje

Stilistja e famshme Kate Spade është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Manhattan të Shteteve të Bashkuara.

Stilistja e njohur, e cila u bë e famshme me dizajnimin e kuletave e portofoleve, mendohet se ka kryer vetëvrasje.

Spade, 55 vjeç, la një shënim përpara se të vetëvritej duke u varur.

Ajo u gjet nga bashkëshorti i saj Andy dhe vajza e tyre 13-vjeçare Frances.

Kate dhe bashkëhsorti i saj hapën linjën e tyre të dizajnit në vitin 1993, duke nisur fillimisht me çanta dore dhe duke u zgjeruar më pas me aksesorë e veshje.

Në tre vite çifti mundi të hapë dyqanin e tyre të parë, dhe për dekadën e ardhme arritën të ngrenë një kompani të tërë.

Loading...