Sulmohet djali 16 vjeçar, vajza e mitur lufton guximshëm me dy meshkuj me thika (Video)

Shpërndaje

Gjatë pasdite së të premtes, në jug të Londrës një fëmijë 16 vjeçar është sulmuar me thikë.

Bëhet fjalë për dy nxënës që u përplasen me dy adoleshent të armatosur, me të cilët edhe u përleshën ku djaloshi mbeti i shtrirë në tokë pas plagëve të marra.

Kurse vajza po luftonte me të gjitha forcat e saj kundër po ashtu dy adoleshentëve të armatosur, të cilët ishin vetëm 18 dhe 19 vjeçar.

Më pas i riu u dërgua menjëherë në spital, ku sipas DailyMail është ende në luftë për mbijetesë kurse dy sulmuesit janë arrestuar nën akuzën vrasje në tentativë.

Ndryshe, ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë teksa heroizmi i vajzës po lavdërohet dhe është shpërndarë në rrjetet sociale./Indeksonline/

Loading...