Sulmohet gazeta holandeze ‘De Telegraaf’ – momenti kur shoferi zbret nga makina, e lyen me benzinë dhe i vë flakën (Video)

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku një furgon ka goditur hyrjes kryesore të ndërtesës ku ndodhet gazeta më e madhe holandeze në Amsterdam, “De Telegraaf”.

Siç raportojnë mediat, pas goditjes së hyrjes, drejtuesi i makinës ka zbritur me qetësi, ka lyer makinën me benzinë duke i vendosur flakën dhe është larguar me shpejtësi.

Sipas policisë holandeze, bëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”.

“Nuk do të na frikësojnë”, ka shkruar “De Telegraaf”, duke konfirmuar që asnjë person nuk është lënduar.

Që në të shkuarën, gazeta kishte marrë kërcënime të ndryshme.

Forcat e rendit po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se është larguar me një makinë “Audi” të drejtuar nga një person tjetër.

“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘de Telegraaf’-it, është një goditje ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka akoma zona të errëta, por ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët”, ka shkruar në “Twitter” kryeministri holandez Mark Rutte. /Telegrafi/

Loading...