Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë, dy të lënduar dhe qindra të lënduar në Osaka (Foto/Video)

Shpërndaje

Tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 tjerë, janë lënduar sot në tërmetin e fuqishëm prej 6.1 ballë Rihterit që goditi Osakën në pjesën perëndimore të Japonisë, ka njoftuar sot agjencia japoneze e metrologjisë.

Sipas informatave të para, në mesin e viktimave është një vajzë 6-vjeçare që është gjetur e vdekur brenda shkollës, transmeton Telegrafi.

Tërmeti prej 6.1 ballë Rihter ka goditur më së shumti periferinë e Osakës, kurse dëmet materiale konsiderohen të jenë shumë të mëdha. Raportohet se shumë persona kanë mbetur të ngujuar në rrënoja.

Si pasojë e dridhjeve të mëdha kanë ndodhur shpërthime të fuqishme të gypave, dhe besohet se qindra qytetarë kanë mbetur të ngujuar nëpër ashensorë të ndërtesave.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në thellësi prej 13 kilometrave në pjesën veriore të Osakës, dhe sipas agjencisë së metrologjisë nuk është shkaktuar kurrfarë cunami në afërsi të centraleve bërthamore.

Ky tërmet po konsiderohet si më i fuqishmi që ka goditur këtë pjesë të Japonisë që nga vitit 1923, ndërsa si rezultat i kaosit të krijuar përkohësisht janë mbyllur aeroportet Kansai dhe Koba. /Telegrafi/

Loading...