Tetë dëshmitarë për krimin zgjedhor në Çair

Shpërndaje

etë dëshmitarë do të dëshmojë për krimin zgjedhor në Çair. Katër dëshmitarë gjykatësja tha se do të dëshmojnë gjatë seancës se ardhshme të caktuar për 28 qershor dhe do të jenë dëshmitarët e parë që do të flasin për krimin zgjedhor në zgjedhjet lokale në Çair.

Më pas do të caktohen edhe të tjerët. Ndërkohë, gjykimi për Ejup Alimin edhe sot edhe më datë 22 të këtij muaji u anulua pasi që Ejup Alimi u tha se doemos duhet të jetë i pranishëm në Kuvend për votim të Ligjit për Ratifikim të Marrëveshjes me Greqinë.

Avokati i Alimit tha se ligji ka afat deri të premten për t’u votuar pasi ka flamur evropian, kështu që mungesa e e tij do jetë vetëm për këto dy seanca gjyqësore. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Loading...