Tetovë, pacienti mund të vdes, bllokohet ‘Ndihma e Shpejtë” në rrugë, policia luan “Sportska” (VIDEO)

Shpërndaje

Mund edhe të vdes pacienti në veturën e “Ndihmës së Shpejtë” në rrugët e bllokuara të Tetovës. Edhe pse sirena e saj është sinjal për të liruar rrugën, ajo nuk mundi të kalojë në rrugën “Jane Sandaski” e cila është rrugë një kaheshe që ngjitet në rrugën e spitalit. Në Tetovë çdo ditë bllokohen rrugët nga vetura të parkuara në trotuare, të parkuara në vizë bardha, të parkuara në çdo vend ku personi ka punë, pa e vrarë mendjen se bllokohet rruga.

Nga komuna e Tetovës gjithnjë fajin për bllokimin e rrugëve ua kanë hedhur policisë së Tetovës e cila nuk merr masa për mbajtjen e rendit në komunikacion. Sipas tyre edhe pse komuna ka sektorin për rrugë ajo kujdesët aq sa ka kompetenca.

Shpeshë herë në Tetovë policët në vend që të merren me mbajtjen e rendit ata janë parë duke luajtur “sporstka” apo duke ecur pa e bërë punën e tyre.

Qytetarët sërish janë ata që djegin sirenat nga nervoza që në çdo rrugë mund të haset nga 10-30 minuta bllokadë. /TetovaSot/

Loading...