Teuta Arifi e pranon: Komuna e Tetovës nuk ka kuadër adekuat për shfrytëzimin e fondeve IPA

Shpërndaje

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, thotë se komuna e Tetovës shfrytëzon fondet IPA në më shumë projekte, por pranon se për tërheqjen e këtyre fondeve nevojitet kuadër adekuat.

Komuna punon në vazhdimësi për trajnimin e këtyre kuadrove për tërheqjen e fondeve evropiane, tha Arifi gjatë prezantimit të studimin “Kapacitet në nivel lokal për shfrytëzim dhe programim të Fondeve IPA”, nga Shoqata joqeveritare “Info Qendra”, së bashku me Organizatën e grave nga Strumica.

“Komuna e Tetovës në kuadër të sektorit për zhvillim ekonomik lokal, si dhe Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare është përpjekur që në kontinuitet të bëjë trajnimin dhe avancimin e kapaciteteve njerëzore, me qëllim arritjen e njohurisë dhe ekspertizës së nevojshme për aplikim dhe tërheqjen e fondeve IPA dhe fondeve tjera evropiane, duke i kthyer ato në projekte reale nga të cilat përfitojnë qytetarët”,- u shpreh kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Loading...