Thaçi: Veriun s’kemi çka ta marrim sepse është i Kosovës

Shpërndaje

haçi: Në Bruksel do të diskutojmë edhe për kufijtë Presidenti i Kosovës në një konferencë për media ka folur për fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe pretendimeve të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Presidenti ka thënë se veriu i vendit i takon Kosovës dhe pretendimet e Serbisë për ta ndarë Kosovën dhe për ta marrë veriun, Thaçi i ka quajtur si mite të tyre.

“Tani edhe publikisht Kisha Ortodokse Serbe dhe përfaqësuesit politik të komunitetit serb në Kosovë janë deklaruar kundër idesë për ndarjen e Kosovës pasi që është në interes të të gjithë njerëzve që të ruhet interesi nacional i Kosovës”, ka thënë Thaçi në konferencë, shkruan rtv21.tv.

Thaçi po ashtu ka bërë me dije se në Bruksel do të diskutohet edhe për çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. “Shpejt do ta kemi demarkacionin me Serbinë, janë rreth 400 km, ju e dini çka kemi kalu me Malin e Zi. Ne duhet me kuptu që po vëjmë kufi me Serbinë”, ka thënë Thaçi./21Media

Loading...